www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rafis Haliti: Elita politike shqiptare të mendohen mirë a do të notojnë në oqeanin e trazuar të Siljanovskës dhe Mickovskit!

Posted on April 26, 2024April 26, 2024 by User User1

Rafis Haliti nga BDI ka reaguar ndaj qëndrimeve të fundit të Mickoskit se do të formojë Qeverinë e re me Koalicionin VLEN. Në një postim në facebook Haliti i kujton Arben Taravarit dhe Koalicionit VLEN se është Mickoski ai që gjatë këtyre viteve ka kontestuar të drejtat e shqiptarëve të fituara me Marrëveshjen e Ohrit.

“Mjerë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut!
Kandidati për president nga radhët e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, z. Taravari, telefonatën apo ngushëllimet e para për humbjen në zgjedhjet presidenciale e paska marrë nga lideri i opozitës, z. Mickoski, i cili si lider i opozitës maqedonase, gjatë gjithë këtyre viteve kerkoi votën duke kontestuar të drejtat e shqiptarëve që u’a garanton Marrëveshja Kornize e Ohrit si dhe kushtetuta e RMV-së!Ai madje, e paska ngushëlluar duke i dhënë shpresë se, edhe në qoftë se i humbë zgjedhjet parlamentare, do të jetë pjesë e qeverisë së ardhëshme. E kjo, nuk nënkupton gjë tjetër, pos se i ofron vazalitet në qeverinë e tij- ka cekur Rafis Haliti. Ai fton elitat politike shqiptare të mendohen mirë se a do të lundrojnë në oqeanin e trazuar të Mickoskit dhe Siljsnovskës.

“Nëse opozita shqiptare, Vlen-i, pranon një ofert të tillë, do të thotë se qeveria e ardhëshme do të lundrojë në ujëra të turbullt dhe pa perspektivë Europjane, e pa perspektivë ekonomike. Elita politike shqiptare dhe shqiptarët, të mendojnë mirë, se a do të lundrojnë me anijen e cila i drejton në oqeanin e trazuar, znj. Siljanovska dhe z. Mickoski?!

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara