
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të premten me liderin kinez Xi Jinping dhe disa top zyrtar kinez tjerë ku kanë diskutuar për rrezikun e moskuptueshmërisë dhe kalkulimeve të gabuara teksa SHBA dhe Kina përballen me mos pajtueshmëri serioze mbi shumë çështje bilaterale, rajonale dhe globale
Blinken takoi Xi në Pekin pasi bisedoi me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi dhe Ministrin e Sigurisë Publike Wang Xiaohong.
Bisedimet mes dy shteteve janë rritur muajt e fundit pavarësisht rritjes së diferencave.
Blinken tha se ata janë të përkushtuar që të mbajnë dhe të forcojnë linjat e komunikimit mes vete në mënyrë që të dyja palët të shmangin keqkuptimet dhe kalkulimet e gabuara, raporton Toronto Star.
Edhe në takimin me homologun e tij kinez u diskutuan çështjet e ngjajshme ku ata shprehën rëndësinë e komunikimit bilateral.
