www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mickoski tha se preferon koalicion me VLEN-in, Taravari: VMRO ka kuptuar peshën e votave shqiptare!

Posted on April 26, 2024April 26, 2024 by User User1

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoskit i cili e ka përgëzuar kandidatin e VLEN-it për garën presidenciale, duke e lënë të hapur opsionin për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve parlamentare.

Mickoski ka deklaruar për MIA-n se preferon për partnerë të koalicionit opozitën shqiptare.

Taravari shkruan se Mickoski e ka kuptuar peshën e votave shqiptare, mirëpo siç thotë ai, ata nuk do të lëkunden nga orientimi pro-perëndimor.

Reagimi i plotë:

“Propozimi i ardhur nga Mickoski tregon se edhe VMRO e ka kuptuar ku qëndron pesha e votës dhe deputetëve shqiptarë.

Megjithatë, fokusi ynë si koalicion dhe si parti, është puna për zgjedhjet e 8 majit, për numrin më të madh të mandateve.

Pas zgjedhjeve, do të udhëhiqemi nga interesi kombëtar i shqiptarëve, nga nevoja urgjente për pastrim të qeverisë nga korrupsioni, dhe nga orientimi ynë i panegociueshëm pro-perëndimor.

Ne si VLEN jemi më të bashkuar se kurrë. Vota jonë është shumica e votës shqiptare. Mandatet tona shkojnë për deputetë shqiptarë. Sepse ne i mbrojmë e i përparojmë shqiptarët, nuk i shesim e nuk i blejmë!”, ka shkruar #ArbenTaravari

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara