www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Epoka paqësore në Evropë ka përfunduar”, kryediplomati ukrainas thërret për forcim të kapaciteteve mbrojtëse

Posted on April 25, 2024April 25, 2024 by User User1

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka shprehur mirënjohje për politikanët amerikanë që kanë miratuar paketën e ndihmës prej 61 miliardë dollarësh.

“Hellelujah”, ka thënë Dmytro Kuleba kur është pyetur për reagimin e tij lidhur me votimin përfundimtar në Senatin e ShBA-së. Ai ka theksuar se “ka pasur besim se do të kishim rezultat pozitiv”, bazuar pjesërisht në kultivimin e konservatorëve fetarë.

Duke folur për këtë çështje ai ka thënë se Perëndimi duhet “të kuptojë se epoka e paqes në Evropë ka mbaruar” derisa ka bërë thirrje për ndërtim të industrisë mbrojtëse, raporton The Guardian, transmeton KlanKosova.tv.

Më tej Kuleba ka thënë se mbetet shpresëplotë që Shtëpia e Bardhë do ta shpalosë një paketë të re armësh “brenda ditësh, ndoshta orësh” dhe se “është vetëm çështje e logjistikës” se si ato do të arrijnë deri në vijat e frontit.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë presidenti amerikan, Joe Biden.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara