www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arratisen kuajt e ushtrisë britanike, vrapuan nëpër qendër të Londrës, lëndohen katër persona

Posted on April 25, 2024April 25, 2024 by User User1

Katër persona janë dërguar në spital pasi pesë kuaj të ushtrisë britanike janë arratisur dhe kanë rrëzuar kalorësit e tyre.

Kuajt, njëri prej të cilëve ishte i mbuluar me gjak, shkaktuan kaos teksa vrapuan nëpër qendër të Londrës dhe u përplasën me automjete, duke përfshirë një autobus dykatësh dhe një taksi.

Ata fillimisht u trembën nga ndërtimi i zhurmshëm gjatë një stërvitje rutinë ushtarake në Belgravia, tha ushtria.

Oficerët thanë se kuajt ishin gjetur dhe ishin kthyer në kamp. Dy nga kafshët u gjetën më në fund në Limehouse në lindje të Londrës, më shumë se pesë milje nga vendi ku filloi incidenti. Ushtria tha se ata po i nënshtroheshin kujdesit veterinar.

Një zëdhënës i ushtrisë i tha BBC-së se tre ushtarë janë duke e vazhduar trajtimin mjekësor por janë jashë rrezikut për jetë. Personi i katërt i plagosur në incident besohet të jetë një çiklist dhe një pjesëtar i publikut, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara