
Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Krasniqi, në kategorinë deri në 52 kilogramë, ishte e lirë në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë mposhti me ‘ippon’ xhudisten nga Ukraina, Ana Borodina.
Në çerekfinale, Distria ishte e pamëshirshëm duke mposhtur bindshëm kroaten Ana Viktorija Puljiz, me teknikën e njohur si “Osaekomi”. Pas kësaj fitore, xhudistja kosovare ka kaluar në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me Ariane Toro Soler nga Spanja.
