www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Spasovski paralajmëron vazhdimin e projektit Kabineti i hapur

Posted on August 5, 2023August 5, 2023 by User User1

Shkup, 5 gusht – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka falënderuar qytetarët që iu bashkuan projektit “Kabineti i hapur” në kuadër të të cilit vizitoi disa stacione policore dhe qendra trajnimi në vend. Në postimin në Fejsbuk ai ka paralajmëruar vazhdimin e projektit.

“Kabinetin e hapur për takime me qytetarët e kemi filluar në SPB Shtip, DPB Strugë, DPB Kavadar, SPB Tetovë, SPB Manastir, Kampin trajnues Lazaropole, Qendrën trajnuese në Idrizovë – projekt në kuadër të konceptit të MPB-së për qytetarët për idetë e tyre për përmirësimin e sigurisë në bashkësi, punën e policisë, gjithçka që na prek të gjithë neve. Kemi inkurajuar qytetarët që të jenë pjesë e politikëbërjes dhe ata e njohin këtë gatishmëri për të dëgjuar propozimet e tyre dhe natyrisht, për të zgjidhur problemet në mënyrën më të shpejtë të mundshme. Shpreh mirënjohjen time të sinqertë deri te mediat për bashkëpunimin dhe monitorimin e vazhdueshëm të projektit tonë, sepse informimi real i qytetarëve dhe transparenca janë çelësi i demokracisë”, ka shkruar në Fejsbuk ministri Spasovski./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara