www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Osmani: Jam thellësisht i nderuar dhe i përulur nga besimi dhe mbështetja juaj

Posted on April 25, 2024April 25, 2024 by User User1

Kandidati për president i Frontit Europian, Bujar Osmani përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka falënderuar votuesit që e mbështetën kandidaturën e tij.

Osmani shkruan se ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri. “Faleminderit mbi 120,000 herë! Faleminderit për çdo votë, për çdo mbështetje, për çdo besim të dhënë në këtë udhëtim. Me mbi 120,000 vota, ju keni dërguar një mesazh të qartë: Bashkimi është forca jonë dhe diversiteti është fuqia jonë. Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për ne të gjithë, një kapitull ku bashkë do të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për të gjithë. Jam thellësisht i nderuar dhe i përulur nga besimi dhe mbështetja juaj. Premtoj të punoj pa u lodhur për të përmbushur pritshmëritë tuaja dhe për të avancuar çështjet që janë më të rëndësishme për të gjithë ne. Bashkë, nuk ka sfidë që nuk mund të kapërcejmë. Faleminderit edhe atyre që nuk votuan për ne. Ju ftoj të jeni pjesë e këtij kapitulli të ri, të ndërtojmë bashkë të ardhmen, pa marrë parasysh ndarjet e mëparshme. Bashkë përpara, me zemër të hapur dhe mendje të vendosur për të bërë të mundurën në çdo hap”, ka shkruar Osmani.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara