www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bojmacaliev: Nuk ka shkelje ose incidente më të mëdha

Posted on April 24, 2024 by User User1

Zëvendës ministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev sot në Kumanovë informoi se nuk janë vërejtur shkelje ose incidente më të mëdha deri tani në zgjedhje.

Ai theksoi se MPB-ja i ndërmerr të gjitha veprimet dhe qytetarët lirisht e shfrytëzojnë të drejtën e votës. Në deklaratë për mediumet, ai ka shfaqur shpresë se deri nga fundi i ditës do të mbahet tendenca e zgjedhjeve të lira dhe demokratike dhe theksoi se nëse paraqiten incidente ose shkelje të caktuara, policia do të veprojë, do të mënjanohen djhe votuesit lirisht do të votojnë.

“Nga rastet e paraqitura deri tani, kemi një ngjarje të paraqitur për fotografim të fletvotimit, flasim për territorin e Republikës së Maqeodnisë së Veriut, ku tashmë është informuar prokurori kujdestar publik dhe vepron sipas këtij rasti. Në Kumanovë kemi paraqitje për mbajtje të organizuar të njerëzve në vendvotim dhe aty policia e jonë vepron së bashku me prokurorin publik. Sigurisht jeni të informuar nga ana e KSHZ-së se të gjitha vendte nuk janë hapur me kohë, kanë probleme me aparatet fingerprint, të cilat i zgjidhin dhe votimi vazhdon më tej. Shpresoj se siç filloi dita bukur, qytetarët votojnë lirisht dhe në mënyrë demokratike, ashtu edhe do të përfundojë dita”, tha Bojmacaliev.

Ai e ka realizuar të drejtën e vet demokratike dhe votoi në zgjedhjet presidenciale dhe përkujtoi se periudhën e kaluar i ka vizituartë gjithë sektorët dhe repartet e punëve të brendshme.

“Biseduam me kolegët nëse ka pasur disa probleme, t’i largojnë që soit të kemi ditë të qetë dhe të sigurtë zgjedhore. Në fakt këtë e bëjmë në mënyrë të vazhdueshme nga viti 2017 e deri sot”, tha Bojmacaliev.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara