www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Porositi mallra online, pronari i një kompanie në Tetovë thotë se është mashtruar dhe i janë marrë mbi 21.000 euro

Posted on April 24, 2024April 24, 2024 by User User1

Një 29-vjeçar, pronar i një kompanie në Tetovë thotë se është mashtruar për 21 mijë euro nga një kompani e huaj që realizon shitje online dhe një komani e transportit, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se po punohet për zbardhjen e rastit.

Më datë 23.04.2024 në ora 11:30 në SPB-Tetovë, B.F.(29) nga Tetova, pronar i personit juridik, ka raportuar se nga data 23.03.2024 deri në ditën e raportimit është mashtruar nga një kompani e huaj shitëse dhe një kompani transporti. Sipas raportit, ai ka porositur mallra online për nevojat e kompanisë së tij, për të cilat në disa raste ka paguar rreth 21 mijë euro përmes transaksioneve bankare, por më datë 17 prill 2024, kompania që kishte kryer transportin e kishte njoftuar se porosia e tij është bllokuar në Gjermani. Sipas raportit, B.F. ka kontaktuar me shërbimet kompetent në Gjermani, nga ku i është thënë se një malli i tillë nuk ishte i regjistruar si i bllokuar tek ata, dhe më pas kishte kuptuar se kishte qenë i mashtruar”, shtojnë nga SPB-Tetovë

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara