www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

PE-ja miraton heqjen e vizave për serbët që kanë pasaporta të Serbisë me vendbanime të Kosovës

Posted on April 24, 2024April 24, 2024 by User User1

Me 406 vota pro, 97 kundër dhe 94 abstenime, Parlamenti Evropian ka miratuar ndryshimin e rregullores për poseduesit e pasaportave serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe që banojnë në Kosovë, duke i përjashtuar ata nga kërkesat për viza.

Amendamenti i lejon BE-së të përjashtojë bartësit e këtyre pasaportave nga kërkesa për vizë kur kalojnë kufijtë e jashtëm të shteteve anëtare për qëndrime jo më shumë se 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore, raporton EuropeanWesternBalkans, transmeton Klankosova.tv.

Vendimi u miratua më parë nga Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme.

Ajo ka marrë gjithashtu mbështetje nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare në Këshillin e BE-së.

Në fjalimin e tij në seancën plenare, raportuesi i Parlamentit Evropian për këtë raport Matjazh Nemec tha se Këshilli tashmë e ka miratuar vendimin dhe se Komisioni Evropian dhe Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm e kanë mbështetur gjithashtu.

“Të nderuar kolegë, kjo nuk është çështje politike, por teknike. Kjo është vazhdimësi e liberalizimit të vizave që është miratuar për Serbinë në vitin 2009, për Kosovën që nga fillimi i këtij viti. Ky vendim ka të bëjë me përmirësimin e jetës së njerëzve”, tha Nemec.

Ai tha se vendimi është për rreth 18.000 banorë serbë të Kosovës që posedojnë pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe, të cilët janë kategoria e vetme e qytetarëve në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzojnë regjim pa viza.

“Unë besoj se nuk ka asnjë justifikim për atë pozicion, politik apo tjetër. Në thelb është një çështje e trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit”, tha Nemec.

Drejtoria Koordinuese Serbe lëshon pasaporta të Serbisë, por me vendbanime të Kosovës.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara