
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, para udhëtimit në Poloni këtë pasdite, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyn.
Gjatë bisedës, Sunak e siguroi Zelenskyyn për “mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për mbrojtjen e Ukrainës kundër ambicieve brutale dhe ekspansioniste të Rusisë”, tha një zëdhënës i Downing Street.
Sunak konfirmoi gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar do të sigurojë një financim të menjëhershëm prej 500 milionë funteve – i cili do të përfshijë 60 anije, më shumë se 400 automjete dhe mbi 1600 raketa, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
“Presidenti Zelenskyy falënderoi kryeministrin për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, duke thënë se ndihma e re ushtarake do të bënte një ndryshim material për ukrainasit që luftojnë në vijën e frontit për të mbrojtur vendin e tyre”, tha zëdhënësi.
Sunak tha se do të përdorë udhëtimin e tij në Poloni dhe Gjermani për të “galvanizuar komunitetin ndërkombëtar për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës”.
Në një postim në Twitter, Zelensky, ka thënë se i është mirënjohës Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen që i ka dhënë.
