www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zgjedhjet presidenciale do t’i ndjekin 342 vëzhgues vendorë dhe 568 të huaj

Posted on April 23, 2024April 23, 2024 by User User1

Gjithsej 942 vëzhgues, gazetarë të huaj dhe përkthyes janë akredituar për ndjekjen e Zgjedhjeve presidenciale më 24 prill. 

Siç është kumtuar në ueb-faqen e KSHZ-së, përfundimisht me 19 prillin, janë akredituar 342 vëzhgues dhe përkthyes vendorë dhe 568 të huaj, prej tëcilëve më të shumtë janë nga OSBE/ODIHR – 375. Nga vendorët, më të shumtë do të jenë vëzhguesit e Shoqatës për zhvillim të shoqërisë – inovacione sociale “WAKE UP” – Shkup – 182.

Përveç këtyre organizatave të akredituara për vëzhgim të Zgjehdjeve për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 dhe për Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 janë Shoqata e qytetarëve CIVIL -Qendra për liri – Shkup, Shoqata për promovim dhe zhvillim të shoqërisë inkluzive Inkluziva Kumanovë, Fondacioni Romët për demokraci – SHkup, Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës – komisioni ad hok për vëzhgim të zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Instituti nacional demokratik për Punë të jashtme, Uashington SHBA – filali Republika e Maqedonisë së Veriut, Qendra për zhvillim të sistemeve zgjehdore, reforma dhe trajnim (qendër trajnimi) e Komisionit qendror zgjedhor të Gjeorgjisë, Ambasada e Republikës së Sllovakisë në Shkup dhe Asociacioni evropian për dialog dhe demokraci – Bergen, Norvegji.

Zgjedhjet për shef të shtetit do t’i ndjekin edhe 32 gazetarë të huaj, mes të cilëve edhe nga agjencitë Rojters dhe Frans pres, Euronjus Albania, Pres foto agjencia evropiane – EPA, Al Xhazira Ballkan, Zëri i Amerikës – redaksia maqedonase, Top Çanel Shqipëri – departamenti Kosovë dhe të tjera.

Zgjedhjet e shtata presdienciale në vend do të mbahen më 24 prill, ndërsa rrethi i dytë i mundshëm së bashku me parlamentaret, më 8 maj. 

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara