www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nxënësit e shkollave të mesme në RMV do të mund të marrin pjesë në kampin ushtarak veror në Mal të Zi

Posted on April 23, 2024April 23, 2024 by User User1

Nxënësit e vitit të tretë dhe të katërt në Maqedoninë e Veriut, do të mund të aplikojnë për pjesëmarrje në kampin ushtarak veror për të rinjtë në Mal të Zi, transmeton Portalb.mk.

“Thirrje publike (shpallje) për pjesëmarrjen e 5 nxënësve të shkollave të mesme nga Republika e Maqedonisë së Veriut në kamp ushtarak veror për të rinjtë i cili do të mbahet në Mal të Zi në periudhën prej datës 24.06 deri më datë 08.07.2024”, njoftoi Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut.

Konkursi është publikuar sot, ndërsa do të jetë i hapur vetëm pesë ditë.

“Qëllimi i projektit është që nxënësit e shkollave të mesme ti testojnë aftësitë e tyre si ushtarë, përmes aktiviteteve dhe shoqërimit, të zhvillojnë ndjenjën e solidaritetit dhe miqësisë, të fitojnë njohuri për rolin dhe rëndësinë e ushtrisë në shoqëri, dhe në këtë mënyrë përforcohet  interesi për profesioni ushtarak”, njoftoi Ministria, duke shtuar që aty do të marrin pjesë edhe nxënës nga shkollat e Mali të Zi.

Mjetet për shpenzimet e udhëtimit do të kthehen nga Ministria e Mbrojtjes në RMV, ndërsa akomodimi dhe ushqimi do të mbulohet nga Ministria e Mbrojtjes.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara