www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bela – Iseni: Tubimi i Frontit Europian me masovitetin e tij ka lëkundur edhe votuesit neutral

Posted on April 22, 2024April 22, 2024 by User User1

Analisti Valon Bela i ftuar në emisionin Klan Debat, theksoi se tubimi i organizuar nga Fronti Europian tregoi se janë në avantazh si për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentaret e sidomos me mundësinë që të marrin dhe vota në zonën zgjedhore tre.

“Është notë pozitive edhe për vetë shtetin, sepse mbrëmë kishim dy organizime të mëdha pa asnjë incident. Ky tubim normalisht do të motivojë edhe votuesit neutral, dhe duket se Fronti Europian është në përparsi dhe avantazh të theksuar. Gjithashtu këtë e favorizon edhe mundësia që ato të nxjerrin një përqidje votash në zonën tre ku më parë nuk, ka pasur”, tha Bela.

I ftuar në emisionin Klan Debat gazetari xhenur Iseni tha se tubimi i mbrëmshëm i Frontit Europian ishte madhështor, dhe motivues edhe për votuesin neutral.

“Ishte një tubim madhështor dhe jashtëzakonisht i madh, si nga masoviteti dhe nga mesazhet që u përçuan nga eksponentët politik. Gjith ky tubim i organizuar mbrëmë tregoi se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për ta, ata kishte edhe njerëz që nuk ishin të pranishëm dhe presin 24 prillin për të votuar. Gith ai masovitet do të ndikojë edhe në psikologjinë e votuesit neutral”, tha Iseni./tvklan.mk/

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara