www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Analisti Xhenur Iseni në KlanDebat: PR i BDI-së më i miri në rajon!

Posted on April 22, 2024April 22, 2024 by User User1

Në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia, panelistet e ftuar diskutuan mbi gjithë fushatën presidenciale të zhvilluar nga kandidatët në këtë garë.

Analisti Xhenur Iseni tha se Bashkimi Demokratik për Integrim, ka ekipën e PR-it më të mirë jo vetëm në vend por edhe në rajon.

“Reagimi i Ali Ahmetit ndaj Mickoskit ishte i pritshëm, mirëpo jo me këtë formulim të fjalive. Si nga ana e Mickoskit si nga ana e Ahmetit ka të bëjë me poena politikë. Për mua, PR-i i BDI-së apo propaganda e BDI-së është më e sofitstikuara jo vetëm në shtet por edhe në rajon. Pirolla ju qoftë! Propaganda e BDI-së t’i merr ment, ta mjegullon edhe mjegullën”, tha Iseni.

Iseni tha se BDI ka bindur qytetarët se shqiptarët janë me BDI, ndaj dhe merren me emocione deklaratat e Mickoskit apo dikujt tjetër që reagon me narrativ jo të duhur ndaj shqiptarëve.

“BDI ka mbjellë një mendësi tek njerëzit se shqiptarët janë BDI dhe kur sulmon pastaj Mickoski më shumë po i ndihmon BDI-së se sa opozitës. Kjo narrativë e Mickoskit e ka shkatërru opozitën. Tek shqiptarët mbizotëron ende ftyma anti-VMRO, ndoshta jo më shumë se në kohën e Gruevskit mirëpo ende kemi”, tha Iseni. /TvKlan.mk

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara