
Seanca simuluese e realizuar ditë më parë nga Fronti Europian, dërgoi porosinë se me Maqedoninë e Veriut udhëheqin kryeparlamentari, presidenti dhe kryeministri shqiptar.
Por gjithë kjo situatë e simuluar, sipas liderit të BDI-së, Ali Ahmeti ishte që të dërgohet porosi – që presidenti i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut të zgjidhet në Kuvend, me shumicë prej badenterit.
“Ishte një porosi për zhvillimet e ardhshme në Parlamentin e Maqedonisë. Ishte një porosi. Ne nuk e kemi nisur ta bëjmë vetë, por e drejta jonë është… sepse nuk jemi pak. Jemi 9 parti politike të të gjitha komuniteteve.
Kryeministri shqiptar, kryeparlamentari shqiptar, presidenti shqiptar?
Ne kemi objektiva dhe objektivi ynë i radhës është që presidenti i radhës të zgjidhet në Kuvend me shumicë prej badenterit dhe sigurisht, me negociata të partive politike”, tha Ahmeti në ClickPlus në TV21.
Mori shembullin e Greqisë duke thënë se presidenti zgjidhet nga opozita, kurse pushtetin e udhëheq shumica.
Nuk është as provokim dhe as kërcënim. Ky shtet është sa i maqedonasve, po aq edhe i shqiptarëve”, tha Ahmeti./TV21
