Kandidati i ‘Frontit Europian’ për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, jo vetëm e vlerësoi si shovinist slloganin e kundërshtarëve politik të VMRO-DPMNE, por theksoi se ka bazë edhe për shqyrtim ligjor të kësaj qasje përjashtuese dhe supremaciste etnike.
Kjo qasje ka thënë Osmani është një rrezik në vetvete të rikthimit të mos durimit etnik dhe retorikë nxitëse përçarëse.
“Kulmi e shovinizmit – kërkesa për 61 përfaqësues ‘që të mos varemi më prej tyre’ për të përjashtuar shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët, vllehët dhe të tjerët e për të kthyer supremacinë etnike të një kohe më parë, këto janë kërkesat, që i japin punë prokurorit publik ndë lidhje me nenin 137 dhe faktin se dje e ka nxjerrë në rrugë njeriun që të thonë fjalën e tyre,” theksoi Osmani.
Është edhe fatkeqësi shtoi Osmani pasi shihet qartë implikimi në kontekstin e tanishëm me atë porosi i supremacisë e një etnie ndaj një tjetre.
“Slogani që fatkeqësisht e ka opozita maqedonase në këtë fushatë është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me nenin 137 të Kodit Penal. Parulla “Maqedonia sërish e juaja’ është slogani më shovinist që mund të shpikej, sepse me këtë duan të thonë se fakti që kryeministri është shqiptar apo ministri i jashtëm shqiptar, Maqedonia ishte e shqiptarëve dhe tani duhet t’ua marrim dhe t’ua kthejmë të tjerëve” tha Osmani.
Ai pyeti tutje se ku qon kjo retorikë nëse të gjithë fillojnë ta ‘pronësojnë’ shtetin si tyrin në baza etnike duke i sfiduar më tej.
‘Për kë kam punuar si ministër i Jashtëm në këto katër vite? Për kë punon Talat Xhaferi si kryeministër i këtij vendi apo Fatmir Besimi si ministër i Financave. A nuk punojmë për të gjithë, për këta qytetarë, që ky vend të bëhet europian”.
