www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Kjo e nxiti Ali Ahmetin që të del prej lëkure”, Osmani fton Prokurorinë që të kërkojë përgjegjësi për sloganin e VMRO-DPMNE-së

Posted on April 22, 2024April 22, 2024 by User User1

Kandidati për president nga radhët e Frontit Europian, Bujar Osmani vlerëson se slogani i VMRO-DPMNE-së “Maqedonia sërish e jotja” është i kundërligjshëm, përcjell TV21. Osmani tha se kjo ishte edhe arsyeja e fjalimit të djeshëm të Ali Ahmetit, i cili iu drejtua drejtpërdrejt Hristijan Mickoskit.

“Ka elemente të thyerjes së nenit 137 të Kodit Penal dhe prokurori duhet të kërkojë përgjegjësi, të keni slogan “Makedonija povtorno tvoja”, është thirrje shoviniste. Të keni slogan “Da ja vratime gordosta” është thirrje shoviniste, të kërkoni 61 deputetë që të përjashtoni komunitetet e tjera nga vendimmarrja është thirrje shoviniste dhe ka punë shumë këtu për prokurorin, prandaj jemi bërë bashkë ne, se siç thash nuk do të lejojmë më asnjë ditë izolim nga BE dhe nuk do të lejojmë më përjashtime dhe mbivotime, i ka kaluar koha mbivotimeve dhe përjashtimeve nën sloganin 61, dhe kjo e ka nxitur Ali Ahmetin dje të del prej lëkure”, tha Osmani.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara