www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Real Madrid ndërhyn në merkaton e Barçës, madrilenët tentojën lojtarin e Cityt

Posted on April 22, 2024April 22, 2024 by User User1

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës.

Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse interesi është rritur ndjeshëm për të, teksa përveç Realit, synohet edhe nga Barcelona, Paris-Saint Germain dhe Bayern Munich.

Sidoqoftë, nëse zgjedh të largohet nga “The Citizens” në fund të sezonit, 29-vjeçari sigurisht që do të preferonte destinacionin spanjoll. Bernardo Silva u ble për 60 milionë paundë nga Monaco në vitin 2017.

Pak ditë më parë, portugezi humbi një penallti deçizive për Manchester City në çerekfinalen ndaj Realit. Por, kjo nuk ka të bëjë aspak me negociatat mes dy klubeve. Carlo Ancelotti është një admirues i Silvës që mund të bëjë disa pozicione në sulm, por mund të aktivizohet dhe në mesfushë.

Me karrierën e Luka Modric që po vjen drejt fundit, “Los Blancos” e kanë kupuar nevojën për një afrim të ri dhe me cilësitë e duhur për t’u vendosur në skuadër dhe për të kontribuar për disa vite me radhë. Bernardo Silva, 29-vjeç, është ende në kulmin e tij.

Portugezi ka fituar pesë tituj kampionë me Cityn, si dhe trofeun e Champions League, dy FA Cup dhe katër Carabao Cup. /Supersport

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara