www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Ahmeti brohoriti UÇK në qendër të Shkupit”, Angellov: Përdorni frenat e dorës, pas Mickoskit janë “branitellat”

Posted on April 22, 2024April 22, 2024 by User User1

Kryetari i partisë “Dinjiteti”, pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE-së, Stojançe Angellov ka reaguar pas fjalimit të mbrëmjes së djeshme të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti në tubimin qendror të Frontit Europian në qendër të Shkupit, ku Ahmeti i dërgoi porosi Mickoskit që të mos nis “bela” dhe të “matë fjalët”, përcjell TV21.

Reagimi i plotë i Angellov:

AHMETI, NGRIT FRENIN E DORËS ME KOHË!
Në tubimin e mbrëmshëm të BDI-së në qendër të Shkupit, ish-komandanti i UÇK-së dhe kryetari aktual i BDI-së, Ali Ahmeti, ka kërcënuar hapur dhe drejtpërdrejt Hristijan Mickoskin, që është shoqëruar me thirrjet “UÇK, UÇK, UÇK, UÇK…”. të cilave iu bashkua dhe vetë Ahmeti duke thirrur me zë të lartë “UÇK, UÇK, UÇK…”
Nuk mendoj se duhet t’ua kujtoj maqedonasve se çfarë emocionesh ngjall përmendja e UÇK-së në qendër të Shkupit, pikërisht në sheshin e Shkupit, ndërsa të pranishmit valëvitnin flamuj të panumërt shqiptarë dhe flamuj të UÇK-së, pa asnjë flamur maqedonas. .
Prandaj, i them Ali Ahmetit të ketë kujdes me kërcënimet! Mickowski nuk është vetëm! Pas tij qëndron VMRO DPMNE dhe koalicioni “Maqedonia juaj”. Pas tij qëndron një shumicë dërrmuese e popullit maqedonas, por edhe një shumicë dërrmuese nga ne, “branitellat” maqedonas të vitit 2001! Po ata “branitella” që në luftën e 2001 ju mposhtën në të gjitha betejat në fushëbetejë, po ata “branitella” nga të cilët ju shpëtuan të huajt ndërsa ju valëvitët flamuj të bardhë në Haraçinë. Prandaj, ngrini frenat e dorës në kohë. Sepse, siç thekson çdo ditë Mickoski, po afron koha e përgjegjësisë për gjithçka që BDI i ka bërë Maqedonisë, duke filluar nga viti 2001 e deri më sot!”.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara