www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Fronti Europian: Mickoski në derexhe të rëndë, kërkon shpëtim te Levica

Posted on April 22, 2024April 22, 2024 by User User1

Fronti Europian përmes një kumtese ka reaguar ndaj kreut të VMRO-së, Mickoski ku mes tjerash thuhet se ai ka ra në derexhe të rëndë dhe po kërkon shpëtim te Levica e Apasievit.

”Mickoski dhe VMRO assesi ta fshehin nervozën dhe panikun nga BDI dhe Fronti Europian.

Se në çfarë derexhe ka rënë dy ditë para humbjes, tregojnë thirrjet për ndihmë nga Levica dhe ZNAM e Dimitrievskit.

Madje, shpëtimin dhe ndihmë e kërkon edhe te opozita shqiptare, me qëllim që, siç tha dje Mickoski, ta rrënojë Frontin Europian dhe BDI-së.

Megjithatë, edhe pse shpik arsye të ndryshme, publiku e di se lufta e vërtetë e Mickoskit janë pozitat e barabarta të shqiptarëve dhe etniteteve tjera në Maqedoninë e Veriut. Ai tashmë është vetëm një libër i lexuar që nuk e fsheh dot antishqiptarizmin dhe politikat kundër Perëndimin.

BDI dhe Fronti Europian i bën me dije Mickoskit dhe bashkëpunëtorëve të Rusisë, se BDI dhe Fronti Europian, themelet i ka vënë që në vitin 2001, me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, me Marrëveshjen e Prespës dhe anëtarësimin e NATO-s, si dhe me ndryshimet kushtetuese që do të ndodhin menjëherë pas zgjedhjeve të 8 majit.

Dhe, deshi apo nuk deshi Mickoski, BDI dhe Fronti Europian do të jetë garantuesi i rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, ndërsa VMRO dhe bashkëpunëtorët tjerë të Moskës, pas 8 majit, do të jenë vetëm spektatorë opozitar të anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Europian”  – thuhet nga Fronti Europian. 

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara