www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

RMV, deri 5 mijë euro mbështetje financiare për shkollat dhe institucionet tjera për projekte ndëretnike

Posted on April 21, 2024April 21, 2024 by User User1

Shkollat publike, fakultetet për trajnimin e mësimdhënësve, fakultetet pedagogjike dhe komunat do të mund të përfitojnë deri 5 mijë euro nga thirrja e dytë e Misionit të OSBE-së në Shkup. Mjetet janë të dedikuara për fondin e arsimit të integruar, transmeton Portalb.mk.

“Objektivi i përgjithshëm i Fondit për Arsim të Integruar është forcimi i marrëdhënieve ndëretnike dhe kohezionit social brenda mjediseve shkollore përmes rritjes së praktikave të integruara arsimore dhe shkëmbimeve ndërkulturore”, thuhet në Konkurs.

Periudha e zbatimit të projekteve duhet të jetë prej qershorit të këtij viti deri në qershor të vitit të ardhshëm. Afati për aplikim do të jetë deri më 30 prill.

“Aplikantët do të informohen me e-mail për vendimin e Bordit këshillues të fondit NUR në lidhje me aplikimin e tyre. Nëse aplikimi miratohet me kusht, aplikantët do të marrin komentet dhe rekomandimet e Bordit mbi atë se si ta rishikojnë aplikimin. Nëse kërkesa refuzohet, aplikanti do të marrë arsyetimin për vendimin negativ”, sqarohet në Konkurs.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara