
Ushtria izraelite thotë se qëlluan dy palestinezë që u përpoqën t’i sulmonin në Bregun Perëndimor këtë mëngjes.
Më herët sot u raportua se IDF-ja pretendoi se dy palestinezë u përpoqën të godasin me thikë dhe të qëllonin ushtarët e saj pranë qytetit të Hebronit, shkruan SkyNews, transmeton Klankosova.tv.
Njëri u raportua i vdekur, por tani ministria palestineze e shëndetësisë thotë se të dy janë vrarë.
“Një nga terroristët u përpoq të godiste me thikë ushtarët e IDF-së që ndodheshin në zonë, të cilët u përgjigjën me zjarr të vërtetë dhe e neutralizuan atë”, tha ushtria izraelite.
“Në të njëjtën kohë, terroristi tjetër hapi zjarr ndaj ushtarëve, të cilët u përgjigjën me zjarr të drejtpërdrejtë dhe e neutralizuan edhe atë”, tha ushtria.
