www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Një fotografi e Kim Kardashianit nga pushimet ka shkaktuar të qeshura në internet, për shkak të detajit të pakuptimtë të saj

Posted on April 20, 2024April 20, 2024 by User User1

Kim Kardashian është me fëmijët e saj duke u pushuar në Ishujt Turks and Caicos dhe ka publikuar disa fotografi ku tërheqin vëmendjen, dhe njëra prej tyre e shfaq atë teksa do të zhytet në det.

“Shpresoj se nuk ke humbur sërish vathët…”, “Çfarë do të bësh nëse humb sërish vathët?”, ishin disa nga komentet që ajo mori prej fansave.

Në të vërtetë, Kim Kardashian në fotografinë e diskutuar shfaqet duke pozuar në ujë që i arrin deri te gjunjët, teksa merr pozën sikur do të hidhet dhe zhytet.

Pikërisht ky detaj i “përpjekjes” për të kërcyer është ai që i bëri ndjekësit e saj të qeshin dhe ta cilësojnë pozën si pa kuptim – pasi nuk mund të kërcesh në ujë kur ke hyrë deri te gjunjët.

“Pse po zhytesh në ujë deri te gjunjët?”, pyesnin fansat në komente, duke i shtuar edhe pyetje si: “A ke goditur kokën kur u zhyte?”, “Vajzë, ku po hidhesh?”.

Para kësaj, ylli i “The Kardashians” kishte ndarë me ndjekësit një seri fotografish në kostume banje në plazh, por edhe fotografi të kohës së kaluar në familje në det. Disa prej fotografive të saj në plazh iu kujtuan njerëzve për “momentin kult” nga viti 2011, kur ajo humbi një vath diamanti në det dhe qau, dhe fotografitë u bënë frymëzim për meme të shumta në internet.

Së fundmi, është përfolur se Kim planifikon një vizitë në Beograd ku do të marrë pjesë në hapjen e filialit të markës së saj të modës “SKIMS”. Ajo do të vijë me aeroplan privat nga Gjermania, ku më parë do të jetë me djemtë e saj për të ndjekur Kampionatin Evropian të Futbollit.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara