www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Për herë të dytë me helikopter të policisë u transportua një pacient nga Hungaria në RMV

Posted on April 20, 2024April 20, 2024 by User User1

Një person i cili pësoi goditje në tru është transportuar sot nga Hungaria drejt vendit me helikopter policor të Ministrisë së Brendshme, i pajisur me pajisjet e nevojshme mjekësore për një fluturim të tillë. Kjo është hera e dytë që ky lloj transporti ajror kryhet nga Szegedi në Shkup, pasi hera e parë u realizua me sukses më 11 prill, transmeton Portalb.mk.

Sipas informatave nga Qendra për Menaxhim me Kriza, më 18 prill, përmes numrit të vetëm për emergjenca 112, në e-mailin zyrtar të QKM-së dhe drejtorit Stojance Angellov, ka arritur kërkesë për transport ajror nga Hungaria në RMV të një të sëmuri, shtetas i RMV-së, i cili në Hungari ka pësuar goditje në tru, kështu që ka kaluar disa ditë në një spital në Hungari, në qytetin Szeged.

“Pas krijimit të kushteve për transport të sigurt, u realizua sot nga Njësia e Helikopterëve të Ministrisë së Brendshme me helikopterin “e bardhë” 412, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë”, thonë nga QMK.

Ata theksuan se personi ka qenë në një udhëtim pune në Hungari ku ka pësuar goditje në tru, pas së cilës është vendosur dhe operuar në Klinikën Universitare në Szeged, nga ku është transportuar dhe vendosur në Klinikën Universitare në Shkup.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara