www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

I vendosi flakën vetes para gjykatës në Manhattan: Vdes 37-vjeçari, të paqarta motivet

Posted on April 20, 2024April 20, 2024 by User User1

37 vjeçari Maxwell Azzarello që i vuri flakën vetes jashtë gjykatës në Manhattan, ndërsa mbahej gjyqi i ish-presidentit Donald Trump, ka vdekur në spital të premten në mbrëmje.

Ai ishte dërguar në gjendje kritike në spital dhe mjeket nuk kishin dhënë garanci për jetën.

37 vjeçari hodhi benzine mbi trup përpara se të hidhte në ajër një tufë pamfletesh në parkun përballë gjykatës dhe më pas t’i vinte zjarrin vetes. Janë ende të paqarta motivet e vetëflijimit të 37 vjeçarit. Azzarello udhëtoi nga Florida në New York në fillim të kësaj jave. Sipas policisë, familja e tij nuk ishte në dijeni për këtë udhëtim.

Deri tani nuk ka ndonjë informacion qe zjarri te kishte lidhje me gjyqin e Trump. Por ngjarja ndodhi menjëherë sapo përfundoi përzgjedhja e jurisë për gjyqin e Ish presidentit. Vete Trump ishte në ndërtesën e gjykatës për të marrë pjesë në kete proces, por u largua nen masa sigurie gjatë incidentit. Të hënën nisin deklaratat e para në gjyqin penal ndaj Donald Trump në New York.

Në një seancë dëgjimore këtë pasdite, avokatët e Trump argumentuan kundër lejimit të prokurorëve që të marrin në pyetje ish-presidentin për çështjet e tij ligjore të së kaluarës nëse ai dëshmon, duke përfshirë gjykimin për mashtrimit civil prej 355 milionë dollarësh dhe çështjen e shpifjes së E. Jean Carroll. Vete Trump u tha gazetarëve se do të dëshmonte gjatë gjyqit. /abcnews.al/

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara