www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Izraeli lëshon “harabelin blu” në Iran, Teherani: Do të kundërpërgjigjemi ndaj çdo provokimi

Posted on April 20, 2024April 20, 2024 by User User1

Situata në Lindjen e Mesme po i afrohet pikës së vlimit. Një bazë ushtarake e trupave pro Iranit, u bombardua në Irak, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve. Por teksa vëmendja kthehet nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara nxitojnë te theksojnë se Tel Avivi nuk është i përfshirë në sulm.

Sakaq më herët, në shënjestër të sulmeve u vu edhe një sistem radarësh të mbrojtjes ajrore në rajonin e Isfahan në Iran, që mbron kompleksin bërthamor të Natanz. Sipas zyrtarëve të cituar nga mediat amerikane, në zonë ishte lëshuar një raketë izraelite, e ashtuquajtur  “harabeli blu”.

Mediat në Teheran po përpiqen ta minimizojnë sulmin ndërsa ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ironizoi se armatimet e përdorura ishin si lodra fëmijësh. Megjithatë ai u kujdes të paralajmëronte Izraelin, se nëse do të ndërmerrte veprime të vendosura kundër Iranit, përgjigjja do të ishte e menjëhershme dhe maksimale.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara