www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

‘Pres mbështetje më 4 maj për të festuar së bashku’ – Krasniqi: Po i zhvilloj meçet e fundit të karrierës

Posted on April 20, 2024April 20, 2024 by User User1

Haxhi “Robin” Krasniqi do të ngjitet sërish në ring, më 4 maj. boksieri nga Juniku për kundërshtar do të ketë portugezin, Jorge Silva.

Meçi mes tyre do të zhvillohet në Augsburg të Gjermanisë, , shkruan Gazeta Express.

Përmes një video të publikuar, Krasniqi mes tjerash paralajmëroi pensionimin nga boksi, pasi theksoi se “nuk i kanë mbetur edhe shumë ndeshje në karrierë”.

Kësisoj, 37-vjeçari ka kërkuar që ta ketë sërish mbështetjen e shqiptarëve, për ta fituar edhe meçin e muajit të ardhshëm.

“Përshëndetje shqiptar të dashur kudo që jeni. Unë gjithmonë ju falënderohem për mbështetjen e juve. Unë i kam edhe disa ndeshje, që nuk kanë mbetur shumë në karrierën time. Shpresoj që edhe këto emocione të ndeshjeve të fundit t’i merrni me veti, edhe ju jam falënderues për këtë mbështetje që gjithë karrierën time më keni mbështetur. Më 4 maj ju pres në Augsburg. Ju premtoj që ato emocione do të mbeten një kujtim i gjatë, kështu që shpresoj në mbështetjen e juve edhe që atë natë ta shpërblejmë me një fitore për të gjithë. Ju presim në Augsburg”, u shpreh Haxhi Krasniqi.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara