www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Osmani: Kemi institucionalizuar dinjitetin e popullit tonë, por misioni ende nuk ka mbaruar

Posted on April 20, 2024April 20, 2024 by User User1

Forumi i Gruas dhe Forumi Rinor i BDI-së, dega Saraj, kanë organizuar debat të hapur me kandidatin për President, Bujar Osmanin dhe kandidatët për deputetë nga Fronti Europian në Njësinë zgjedhore numër një, Blerim Bexheti dhe Naim Bajrami.

Kandidati për president, Bujar Osmani para të rinjve dhe të rejave nga Saraji është zotuar se si president i ardhshëm do të krijojë një shtet, ku pavarësisht përkatësive etnike, secili do të ketë mundësi t’i realizojë ëndrrat e veta.

Osmani Frontin Europian e ka cilësuar si një ide të cilës i ka ardhur koha. “Nga popull i përjashtuar tani jemi popull që kemi arritur kryeministrin e parë shqiptar. Kemi institucionalizuar dinjitetin e popullit tonë. Filluam t’i rrënojmë kalatë monoetnike: Kryetari i Kuvendit, Kryeministri i Parë, por ende nuk kemi përfunduar, sepse ende kemi një kala që është zonë e ndaluar për ne. Ky mision është i shenjtë dhe nuk është i rastësishëm. Prandaj ju ftoj ta aprovoni”, tha Osmani.

Kandidatët për deputetë Blerim Bexheti dhe Naim Bajrami para të rinjve kanë kërkuar mbështetje masive për Bujar Osmanin dhe Frontin Europian. Ata kanë ftuar që me 24 prill dhe 8 maj të vuloset fitorja e madhe e frontit, me çka do të përfundohet misioni i fundit i barazisë etnike dhe do të rrumbullakohej ëndrra europiane e të rinjve në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë ditë së sotme, karvani i Bujar Osmanit ka zbarkuar në Saraj dhe rrethinë, respektivisht në fshatrat, Kondovë, Bojanë dhe Kopanicë.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara