www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Konflikti Iran-Izrael, Erdogan nuk i zë besë askujt

Posted on April 19, 2024April 19, 2024 by User User1

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka komentuar sot përplasjen midis Izraelit dhe Iranit, që ka veshur prej ditësh me ankth, fatin e Lindjes së Mesme.

Pas faljes së namazit të së premtes në Stamboll, lideri turk ju tha gazetarëce se asnjë prej dy vendeve nuk mund të besohet për deklaratat respektive në lidhje me tensionet e krijuara.

“Tani, Izraeli thotë gjëra të ndryshme. Njëjtë, edhe Irani thotë gjëra të ndryshme. Askush nuk po i del për zot dhe e vërteta është se nuk ka asnjë deklaratë për këtë temë që të ketë kuptim. Nuk mund të thuash ‘ky po thotë të vërtetën’ sa i përket deklaratave të Iranit. Nuk mund ta thuash fare këtë as për ato të Izraelit.”

I pyetur se çfarë do të diskutojë me kreun e Hamasit Ismail Haniyeh kur ky i fundit të vizitojë Turqinë të shtunën, Erdogan refuzoi të japë detaje.

Turqia, një anëtare e NATO-s, ka denoncuar në vazhdimësi ofensivën e Izraelit në Gaza dhe ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Erdogan e ka cilësuar Hamasin një “lëvizje çlirimtare” ndërsa ka kritikuar Perëndimin për atë që ai e quan mbështetjen e tyre të pakushtëzuar ndaj Izraelit, ndërsa Ankaraja ka vendosur kufizime tregtare ndaj Tel Avivit.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara