www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ferizaj: Djali e rrah babain, e sulmon me kubëz betoni dhe tenton ta godas me veturë

Posted on April 19, 2024 by User User1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Ferizaj. Si rezultat i një mosmarrëveshje, djali e ka sulmuar babain e tij. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe policia.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore. Si pasojë e lëndimeve viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.”

Dyshohet se djali fillimisht kishte tentuar që ta godiste me veturë, por nuk kishte arritur. I dyshuar i kishte shkuar prapa prindit të tij dhe e kishte sulmuar me kubëz betoni duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Ai u arrestua nga policia për vepren penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe u dërgua në mbajtje. Nuk dihet se cili ishte arsyeja e konfliktit mes të birit dhe babait/ Klankosova.tv

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara