www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Fronti Europian: VMRO po bën union me parti proruse dhe antishqiptare! Opozita shqiptare të rreshtohet me pro-europianët

Posted on April 19, 2024April 19, 2024 by User User1

Nga koalicioni i Frontit Europian thonë se VMRO dhe Mickoski edhe zyrtarisht po proklamon koalicionin me Levicën e Apasievit dhe partinë ZNAM të Dimitrievskit. Nga ky koalicion i bëjnë thirrje dhe opozitës shqiptare që të rreshtohet, siç thonë ata, me “pro-europianët”.

“Dy parti këto të lidhura ngushtë me Moskën dhe qarqe të ndryshme pro ruse, si dhe të njohura për qëndrimet antishqiptare. Në tubimin e Ohrit, Mickoski kërkoi unitet kombëtar maqedonas, pa etnitë tjera në vend, me qëllim që, siç tha, shteti të hiqet nga duart e shqiptarëve. Fronti Europian i përkujton Mickoskit se Maqedonia e Veriut me kohë e ka trasuar rrugën e barazisë, demokracisë dhe të anëtarësimit në familjen e madhe Europiane. BDI dhe Fronti Europian, si front multietnik në Maqedoninë e Veriut, nuk do të lejojë që vendi të kthehet mbrapsht drejt izolimit ndërkombëtarë. Njëkohësisht, i bëjmë thirrje opozitës shqiptare të vetëdijesohen dhe të rreshtohen me pro-europianët dhe të mos bëhen vegël e qarqeve ruse në vend”, thuhet mes tjerash në reagimin e BDI-së.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara