www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ziadin Sela në seancën e improvizuar si kryetar i Kuvendit, shpall Bujar Osmanin president të shtetit

Posted on April 18, 2024 by User User1

Në seancë të improvizuar të Kuvendit në hotel “Aleksandar Palace” në Shkup, Fronti Europian në udhëheqjen e Ali Ahmetit zgjodhi për kryetar Kuvendi Ziadin Selën. Më pas seanca e improvizuar u drejtua nga Sela, ku me “shumicë votash” u miratuan ndryshimet kushtetuese sipas Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë, ndërsa edhe presidenti i shtetit u zgjodh në “Kuvend” me 2/3 e votave.

“Konstatoj se për ndryshimet kushtetuese janë të gjithë deputetët, 120 deputetë, prandaj është e pabazë të pyes se kush është “kundër”, ose i “përmbajtur”, konstatoj se me 120 vota “për” propozim ndryshimet kushtetuese të RMV-së u miratuan. Urime dhe suksese. Në pajtim me Rregulloren e Kuvendit, ndërsa në bazë të raportit të KSHZ-së, e lus Bujar Osmanin, presidentin e RMV-së që të japë deklaratë solemne”, tha mes tjerash Sela në seancën e improvizuar

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara