www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mirena e Syla: VV po shet patriotizëm në Maqedoni duke e sulmu Bujar Osmanin, kjo o marre!

Posted on April 17, 2024April 17, 2024 by User User1

Në emisionin Pressing më Leonard Kerqukin në Televizionin Klan Macedonia, panelistët diskutuan mbi pritshmëritë e shqiptarëve pas zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit.

Analsiti Ilir Mirena tha se Vetëvendosje po shet patriotizëm në Maqedoninë e Veriut duke e sulmuar kandidatin presidencial të Frontit Europian Bujar Osmanin, e duke sjell politikanët e atij subjekti për të bërë fushatë në Maqedoni.

“Vetëvendosje po tenton me shit patriotizëm e me mbledh vota këtu, duke e sulmu z.Bujar Osmanin. Ministri Osmani nuk ka fol në emër të Kosovës por në emër të OSBE-së sepse ai ka udhëheq një vit me atë pozitë. Zana po i pëemend dekoratat që ka dhënë presidenti Hashim Thaçi për anëtarët e BDI-së, mirëpo janë dhënë për aktivitet e mirënjohje për luftë. Ma thuaj ti, cila parti politike e Kosovës i ka pru eksponentët e saj kryesor me i shetit rrugëve të Shkupit e të Kumanovës në Maqedoni në kohë fushate? Dekoratat qe jepte Thaçi ishin për kontribut në kohë lufte, ndaj dallon ajo…”, tha Mirena.

Analisti Valon Syla tha se është turp që Vetëvendosje po ndikon në zgjedhjet në Maqedoni duke krijuar imazhin që Kosova po ndikon drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor.

“Kemi një kryeministër shqiptar, që një kryeministër poashtu shqiptar nga Kosova, po iu ndërhyn në këto zgjedhje shqiptarëve këtu. Albin Kurti është kryeministër, Liburi apo Konjufca apo Albulena janë këndej për fushatë. Pra kjo o marre”, deklaroi Syla. /TvKlan.mk

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara