www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Plazhi i Gjipesë, Shqipëri, në listën e më të mirëve në botë

Posted on August 4, 2023August 4, 2023 by User User1

Plazhet shqiptare janë renditur sërish në mes më të mirëve në botë.

Këtë herë, Plazhi i Gjipesë qëndron në vendin e 22 në listën e 50 plazheve më të mira në botë, të përpiluar nga Big 7 Travel.

Plazhi i Gjipesë ndodhet në jug të Shqipërisë, mes fshatit Dhërmi dhe Vuno.

“Shqipëria ka filluar të humbasë statusin e saj të perlës së fshehur, pasi është cilësuar si një nga vendet më të mira për t’u vizituar për vitin 2023. Nëse po planifikoni një vizitë, tani është koha për ta bërë atë. Dhe, padyshim, plazhi më i bukur në Shqipëri, Gjipe do të jetë në krye të listës së turistëve.

Është i arritshëm vetëm me një ecje në këmbë për gati 40 minuta, një makinë 4×4 ose një varkë. Nuk është e lehtë, por gjiri i largët i rrethuar nga shkëmbinjtë të lartë ia vlen”, shkruan Big 7 Travel.

Uji në plazhin e Gjipesë është kristal i pastër dhe ka ngjyra të mahnitshme. Gjithashtu është vend ideal për kampe për turistët apo vizitorët me shpirt aventurierë.

Rreth Gjipesë për ata që duan të eksplorojnë gjenden shpella dhe disa plazhe të vogla përgjatë bregdetit.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara