Ndërmarrja e qarkullimit publik (NQP) informon se nga e enjtja do të lëshohen linja shtesë për shkak të Panairit ndërkombëtar të librit që do të mbahet në qendrën sportive “Boris Trajkovski”.
Me qëllim të lehtësimit të vizitorëve në linjat e rregullta të linjës transportuese do të lëshohen linjat “100” dhe “200” prej të cilëve njëra do të niset nga Lisiçe e Re, ndërsa tjetra prej Deksionit.
Që të dy linjat e qarkullimit do të funksionojnë deri me datë 24 të këtij muaji, ndërsa biletat për shfrytëzimin e tyre do të jenë konform çmimoreve për shfrytëzimin e transportit publik.
