
Familja mbretërore e Arabisë Saudite e bëri të ditur në faqen e tyre rolin e shtetit në mbrojtje të Izraelit kundër sulmit të Iranit
Mbretëria e pranoi se ka ndihmuar në koalicionin e ri rajonal ushtarak – Izraeli, Jordania, Mbretëria e Bashkuar dhe Frnaca – të zmbrapsin sulmin iranian ndaj shtetit izraelit mëngjesin e hershëm të të dielës, në një njoftim jo të zakonshëm të faqes së familjes mbretërore.
Aty i referoheshin një raporti të televizionit izraelit KAN News për përfshirjen në operacionin defensiv ushtarak në të cilin 99 % të droneve dhe raketave u shkatërruan para se të godisnin caqet e tyre.
Shumë prej fluturakeve pa pilot dhe raketave balistike kanë kaluar mbi hapësirën ajrore të Jordanit dhe Arabisë Saudite.
Jordani ka njoftuar publikisht përfshirjen e vet, derisa Arabia Saudite më së afërti ishte ky raport i KAN që përmblidhte atë që një burim nga familja saudite mbretërore kishte deklaruar.
“Irani është një shtet që mbështetë terrorizmin, bota do të duhej ta kishte ndaluar shumë më parë”.
