
Presidenti francez Macron ka thënë në një televizion ukrainas se do të kërkoj armëpushim në Ukrainë dhe në Gaza gjatë lojërave Olimpike të Parisit
Intervistuesja i kishte kërkuar atij që të ja kërkoj rusëve armëpushimin pasi që sipas saj gjithmonë ka pas armëpushim gjat Lojërave Olimpike.
Kësaj pyetje Macron ju përgjigj duke thënë se kjo ” Do të kërkohet”.
Macron tha se kjo është një mesazh i paqes dhe se ata do të përcjellin vendimet e Komitetit Olimpik, raporton Reuters.
Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka dënuar invazionin rus në Ukrainë duke thënë se qeveria ruse ka thyer Armëpushimin Olimpik i cili synon promovimin e fuqisë së sportit si mjet për të promovuar paqe dhe dialog.
