www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bexheti: Opozita shqiptare duhet ta përgatis letrën e urimit për fitoren e Frontit Europian

Posted on April 15, 2024April 15, 2024 by User User1

I ftuar në emisionin Klan Debat, seekretari organizativ në BDI Blerim Bexheti, në lidhje me zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare tha që Fronti Europian është favorit për të fituar këto zgjedhje.

Bexheti tha se fushata është në proces të vazhdueshëm, me hapjen e shtabeve dhe prezantmin e ideve politike dhe strategjive të Frontit Europian.

Realisht jemi në proces të fushatës për zgjedhjet presidenciale, marrim pjesë në hapjen e shtabeve dhe vizitave të ndryshme, duke biseduar me banorë të vendeve të ndryshme për zgjedhjet presidenciale. Ne kemi dinamikën tonë, dhe strategjinë se si do të komunikojmë me opinionin, dhe jemi të kënaqur nga efekti i tyre.
Ne jemi kandidat të një koalicioni më të gjerë pra të Frontit Europian, i cili përbëhet nga më shumë subjekte. Të gjithë e dimë se favorit i zgjedhjeve është Fronti Europian. Ne kemi qenë bashkëpartiak me Mexhitin, dhe kush kë e sfidon do të vendosin qytetarët.
Unë kam thënë që ata duhet të përgatisin letrën e urimit për fitoren tonë, e cila do të jetë fitore e madhe pavarësisht se kush do të jetë kandidat, nuk ka pasur emra të nominuar nga subjektet politike, prandaj them se fitorja jonë do të jetë më e thellë dhe kjo vrehet, sepse nuk është hera e parë që ne jemi shpallur fitues, dhe të gjithë këtë unifikim të tonin qytetarët e kanë pritur shumë mirë, dhe jo si dy tre kryetarë komunash që mendojnë se do të fitojnë”, tha Bexheti

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara