www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zgjedhjet parlamentare të Kroacisë gjejnë vendin në krizë politike

Posted on April 15, 2024April 15, 2024 by User User1

Zgjedhjet parlamentare në Kroaci të parapara të mbahen të mërkurën u përcjellën nga një fushatë e tensionuar mes dy zyrtarëve më të lartë të vendit duke nxjerrë në pah një krizë politike në vend

Në zgjedhje do të garojnë partia konservatore në pushtet Unioni Demokratik i Kroacisë (HDZ) i udhëhequr nga kryeministri i tanishëm Andrej Plenkoviç kundër një aleancë të partive të majta dhe të qendrës të udhëhequra nga presidenti popullist Zoran Milanoviç i Partisë Social Demokratike (SDP).

Njohësit kanë thënë se nësekonservatorët e HDZ qëndrojnë në pushtet, vendi do të mbante stabilitet ekonomik dhe do të vazhdonte kursin pro perëndimor ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë ndërsa një fitore e SDP do ta fuste atë në drejtim të mirë për të fituar dhe zgjedhjet parlamentare evropiane në qershor megjithatë njohësit janë shqetësuar se social demokratët do ta hapnin vendin ndaj Rusisë duke shkuar në drejtim të ngjajshem me Sllovakinë.

Kur Milanoviç lajmëroi kandidimin e befasishëm të tij për kryeministër, ai filloi fushatën në emër të SDP mirëpo Gjykata Kushtetuese e Kroacisë ndërhyri duke thënë se kjo lëvizje është anti kushtetuese, raporton The Associated Press.

Nga Gjykata kanë thënë se presidenti nuk mund të garoj për kryeministër dhe të marrë pjesë një zgjedhjet parlamentare dhe as të bëjë fushatë në të mirë apo në të keq të ndonjë partie nëse nuk ofron dorëheqje fillimisht.

Milanoviç refuzoi duke injoruar Gjykatën dhe vazhdoi fushatën në favor të aleancës së majtë.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara