www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“6 policë të burgjeve dyshohet se i mundësuan arratisjen një të dënuari për vrasje”, Prokuroria me detaje rreth aksionit të sotëm

Posted on April 15, 2024April 15, 2024 by User User1

Pesë policë të Policisë së Burgjeve të ndihmuar nga një koleg në Policinë e Burgjeve, mundësuan arratisjen e një të dënuari për vrasje, këtë e ka treguar hetimi i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, përcjell TV21. I dënuari po trajtohej në një spital privat, ku nga dhoma e spitalit ka shkuar në dhomën e pirjes së duhanit. Policët kanë dalë nga dhoma dhe i dënuari është arratisur me veturë. Prokuroria kërkon paraburgim ndaj 6 efektivëve në Policinë e Burgjeve, me arsyetimin se ekziston mundësia që ata të arratisen, të fshehin provat ose të ndikojnë tek dëshmitarët.

“Më datë 26.10.2023, në një objekt privat shëndetësor në Shkup, pesë të dyshuarit – zyrtarë të policisë së burgjeve në burgun e Idrizovës Shkup, si grup, të ndihmuar nga i dyshuar i gjashtë- praktikant- polic fillestar në Policinë e Burgjeve, kanë mundësuar arratisjen e personit të dënuar për veprën penale “Vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 i Kodit Penal”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Hetimet paraprake po kryhen edhe për 11 policëve të tjerë, për të cilët Prokuroria kërkon që të shqiptohen masa kujdesi./tv21.tv

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara