www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ramiz Merko ka emëruar drejtor shkolle me arsim të mesëm

Posted on August 4, 2023August 4, 2023 by User User1

Komisioni Antikorrupsion ka ngritur nismë në Prokurorinë e Strugës, kundër kryetarit të kësaj komune Ramiz Merko, për të cilin ka konstatuar se ka punësuar mësimdhënëse dhe u.d. drejtoreshë në një shkollë, pa plotësuar kushtet. Sipas anëtari të Komisionit, Shemsi Sallai, drejtoresha përveç që ka ligjëruar lëndë joadekuate, në mënyrë të paligjshme e ka plotësuar fondin e orëve të veta, për çka është ndihmuar edhe nga ish-drejtorë.

“Ka ligjëruar lëndë për të cilat nuk ka qenë e kualifikuar dhe nuk i ka plotësuar kushtet për mësuese në pajtueshmëri me nenin 3 të ligjit për mësimdhënës dhe bashkëpunëtor profesional në shkollat fillore dhe të mesme. Për shkak se me diplomë është pajisur më datë 01.04. të vitit 2022 dhe e njëjta më herët ka qenë e punësuar me arsim të mesëm. Personi nuk i ka plotësuar kushtet për ushtruese detyre drejtor për shkak se nuk ka pasur së paku 5 vite përvojë pune në arsim, nuk ka vërtetim për provimin e drejtorit, nuk ka certifikatë për njohjen e gjuhës angleze. E treta, kryetari i Komunës së Strugës nuk ka marrë vendim që bordi i shkollës të shpallë thirrje publike për drejtor dhe për herë të dytë radhazi e ka emëruar të njëjtin person si ushtrues detyre”, deklaroi Shemshi Sallai, KSHPK.

Ndërsa anëtari tjetër i Antikorrupsionit, thotë se bordet drejtuese të shkollave vetë mund të shpallin thirrje për drejtor e jo të presin kreun e komunës.

“Bordet drejtuese edhe me vetiniciativë mund të shpallin thirrje dhe mos e presin kryetarin e Komunës, për shkak se nëse ai nuk i kryen obligimet atëherë duhet ata ta mbrojnë interesin publik”, u shpreh Nuri Bajrami, KSHPK.

Prokuroria në Strugë nuk do ta ketë lëndën e parë të pranuar nga Komisioni për parandalimin e Korrupsioni për kryetarin e komunës Ramiz Merko. Tre vite më parë, Antikorrupsioni dorëzoi lëndë për blerjen e veturave luksoze. Ndërsa dy muaj më parë Komisioni për Anti korrupsion japi lëndë edhe për rastin për “Ujësjellësin e Strugës” dhe ndërmarrjes publike për Parkingje “Eko Struga” të cilat janë të vendosura në të njëjtin objekt dhe paguajnë qira prej 5000 euro. Derisa Prokuroria dhe institucionet e tjera nuk veprojnë ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, disa muaj më parë, SHBA-ja e vendosi atë në Listën e Zezë për shkak të dyshimeve se ai ndikon në vendimet gjyqësore.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara