www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Osmani e fton Siljanovskën në debat

Posted on April 14, 2024April 14, 2024 by User User1

Kandidati për President nga Fronti Europian, Bujar Osmani fton kundër-kandidaten nga VMRO DPMNE-ja, Gordana Siljanoska-Davkova në debat. Pasi ajo e kundërshtoi Osmanin se thirrja nga ana e saj për 61 deputetë nuk është nacionaliste e se këto zgjedhje nuk janë referendum për BE ose izolim, Osmani e fton në duel mediatik, me qëllim përballjen e argumenteve.

“Gjatë ditëve të kaluara si kandidat i Frontit Europian kam thënë se thirrja e opozitës maqedonase, veçanërisht e VMRO-DPMNE-së dhe Znj. Siljanovska-Davkova për 61 deputetë, është thirrja më nacionaliste, shoviniste dhe etnocentrike e mundshme dhe përjashtuese që kërkon supremacinë e një komuniteti ndaj komuniteteve të tjera. Është përjashtim i komunitetit shqiptar, turk, boshnjak, rom, vllah etj. Madje diku e thash se duhet Prokurori të merret me këtë sepse në bazë të nenit 137 të Kodit Penal çdo thirrje për urrejtje dhe përjashtim të komuniteteve është e dënueshme me ligj. Por, meqë ajo u përgjigj në thirrjen time dhe meqë në këto zgjedhje nuk kemi garë mes partive politike, por kemi betejë mes dy oferta-vizioneve alternative: mes integrimit europian dhe izolimit, mes bashkëjetesës dhe supremacisë nën slloganin “61”, mes pasaportave europiane karshi pasaportave bullgare. Pasi që janë dy koncepte që u ofrohen qytetarëve, e ftoj znj. Siljanovska-Davkova në debat me mua ose të vijë në podcast-in tim dhe t’i argumentojmë qëndrimet tona mbi këto dy koncepte alternative që qytetarët të shohin qartë se para çfarë zgjedhjeje janë vendosur.” tha Osmani në pres konferencën e sotme.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara