www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nuk ka më kredi të shpejta, ministria e financave me rregullore të re

Posted on April 13, 2024April 13, 2024 by User User1

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, përfundimisht solli Rregullore për mbrojtjen e qytetarëve nga marrja e kredive të shpejta në emër të tyre nga persona të tretë. Në njoftimin e Ministrisë së Financave thuhet se nga fillimi i këtij muaji, shoqëritë financiare janë të detyruara të krijojnë një sistem të menaxhimit të rrezikut të kredisë për identifikimin, matjen, kontrollin dhe monitorimin e rrezikut të kredisë. Mënyra e menaxhimit të rrezikut të kredisë është e përcaktuar me Rregulloren e re e cila është miratuar nga Ministria e Financave dhe paraqet bazën për kontrollin sistematik në punën e shoqërive financiare.

Nga Ministria thonë se me zbatimin e rregullorës së re është e pamundur që shoqëria financiare t’i aprovojnë kredi një aplikanti që nuk është i denjë.

MINISTRIA E FINANCAVE

“Nëse nga vlerësimi i aftësisë kreditore shoqëria financiare konstaton se totali i detyrimeve mujore të kredimarrësit tejkalon 70 për qind të totalit të të ardhurave mujore të tij, shoqëria financiare nuk do të mund të miratojë një kredi të re. Në këtë mënyrë do të parandalohet  borxhi i qytetarëve”.

Sipas Ministrisë, përvec vlerësimit të aftësisë kreditore, Rregullorja ofron mbrojtje më të madhe për konsumatorët e shërbimëve të kompanive financiare nga keqpërdorimi i të dhënave personale, në një mënyrë që rregullon procedurën me të cilën kompanitë financiare duhet të përvetësojnë të dhënat e klientëve dhe kredikërkuesve.

Në njoftim thuhet se gjatë identifikimit, shoqëria financiare duhet të sigurojë të dhëna nga klienti të përcaktuara në Rregullore, të cilat bëhen pjesë e dosjes së kredisë dhe duhet të specifikohet në kërkesën për kredi si dhe në marrveshjet e kredisë konsumatore. Në të njëjtën kohë, shoqëritë financiare nuk do të mund t’i miratojnë në mënyrë elektronike.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara