
Një grua është vrarë dje në objektin e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. I dyshuar për vrasjen është ish-bashkëshorti i saj. Në këtë rast ka mbetur i plagosur edhe vëllau i 21-vjeçares. Ndërsa Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje shtesë për rastin
Policia konfirmoi se është arrestuar i dyshuari mashkulli kosovar, pasi që i njëjti për motive ende të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave (një mashkulli dhe një femër) dhe si pasojë e të shtënave viktima-femër ka mbetur pa shenja jete, ndërsa viktima-mashkull ka pësuar lëndime trupore, pas tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi.
Trupi pa jetë i viktimës dërgohet ne mjekësinë ligjore.
Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.
