www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Në fundjavë mund të dihet kampioni i Gjermanisë, Xhaka: Ne e dimë se mund të shkruajmë historinë

Posted on April 13, 2024April 13, 2024 by User User1

Bayer Leverkuseni me fitoren ndaj West Hamit në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Evropës, arriti në kuotën e 42 ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat.

Leverkuseni me një vend që e ka siguruar në finale të Kupës së Gjermanisë, mund ta fitojë edhe titullin këtë të diele me një fitore eventuale.

Në lidhje me këtë ka folur futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i cili theksoi se mund ta shkruajnë historinë.

“Ne e dimë se mund të shkruajmë historinë. Për klubin, për tifozët, për veten tonë”, tha Xhaka.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të përfunduar punën”.

“Edhe një herë lojtarët vijnë nga banka rezervë dhe vendosin lojën”, shtoi Xhaka.

“Ne kemi një skuadër ku të gjithë bëjnë pjesë në njëmbëdhjetëshen fillestare. Ju fitoni ndeshje me pak lojtarë, por si ekip fitoni tituj”.

Përndryshe, Leverkuseni gjatë gjithë historisë 120 vjeçare si klub ka fituar vetëm dy trofe.

Por, kjo gjë mund të ndryshojë këtë sezon, me Xabi Alonson që mund t’i drejtojë “Farmaceutikët”, drejt tre trofeve.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara