www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vrasja e 21-vjeçares në Kosovë, Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj tregon si ndodhi ngjarja

Posted on April 12, 2024 by User User1

21-vjeçarja që u vra pak më parë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj dyshohet se u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj. Drejtoresha për Punë Sociale në Ferizaj, Adelina Rexhepi-Braha, ka sqaruar se gjithçka ndodhi pasi ish-bashkëshorti e kishte kthyer djalin e tyre në Qendrën për Punë Sociale, ku ishte e strehuar tashmë viktima.

“Ish-bashkëshorti e ka vrarë. Kontaktin e kanë pas me marrëveshje. Nëna e ka fëmijën edhe e ka pru fëmijën në ora 13:00 në qendër që me realizu kontaktin me babën e tij.  Djalin e ka marrë babai e ka dërgu në familje të vet, në shtëpi dhe pastaj e ka rikthyer në qendër”, ka deklaruar ajo për mediat.

Sipas saj, vrasja ndodhi pasi disa mosmarrëveshjeve ndërmjet ish- çiftit bashkëshortor.

“Ka bisedu me menaxherën e rastit të tyre. I ka tregu që është duke pas probleme me ish – bashkëshorten, po i kthehet ajo prapë, e diskutime të çiftit që ndodhin zakonisht. Edhe ka shku prapë në shtëpi, sepse në ora 15:00 ka pas me rikthy djalin në Qendër për Punë Sociale që me e mbajt nëna, me marrë ajo. Kur ka dalë ai poshtë, e ka taku ish-bashkëshorten e tij, realisht partneren, sepse nuk kanë kurorë dhe të dy bashkë, kanë ardh në Qendrën për Punë Sociale dhe aty kanë fillu me bërtit, me e fye ish-bashkëshortja dhe ai e ka nxjerrë alltinë dhe e ka gjujt. I plagosuri është vëllai i gruas”, ka thënë Rexhepi-Braha.

Mjeku kujdestar në Emergjencën Primare të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, tha se viktima ka vdekur në vend të ngjarjes, ndërsa i plagosuri është në gjendje stabël.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara