
Dragan Djilas nga partia opozitare serbe ‘Liri dhe Drejtësi’ i reagoi deklaratës së ambasadorit amerikan Hill me akuza e krahasime të tilla
Sipas Djilas, Ambasadori Amerikan Chirstopher Hill me pjesëmarrjen si i ftuar në mbledhjen e organizuar nga ODHIR mes pozitës dhe opozitës serbe si një ndërhyrje në çështjet e brendshme të Serbisë, aq sa shkoi aq larg sa ta krahasojë me zëdhënësen e ministrisë së punëve të jashtme të Rusisë, Maria Zaharova.
Djilas tha se Hill një ditë pas zgjedhjeve në Serbi kishte dhënë “deklaratë identike me atë të Zaharova”. Ai konsideron se Hill po i ndihmon Vucic.
Ai u ankua se në pjesën tjetër të deklaratës së diplomatit amerikan që sot tha se SHBA’ja nuk ka mirëkuptim për bojkot të zgjedhjeve si një shtypje të demokracisë dhe lirisë sipas tij.
Të enjten në kuvendin serb u mblodh për herë të tretë kolegjiumi i përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës serbe, me ftesë shoqërisë civile. Poashtu ishin ftuar edhe ambasadori i BE’së Emannuel Gioffre dhe Ambasadori i SHBA’së Christopher Hill.
Edhe ky takim përfundoi pa mirëkuptim nga palët rreth organizmit të zgjedhjeve lokale në Serbi që një pjesë e opozitës ka njoftuar se mund t’i bojkotojnë.
