www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Në rrugën drejt Kodrës së Diellit është gjetur automjeti nga i cili dje në Tetovë ka pasur të shtëna

Posted on April 12, 2024April 12, 2024 by User User1

Policia e Tetovës informoi se mbrëmë është gjetur automjeti nga i cili ka pasur të shtëna drejt një shtëpie në rrugën “Ilindenska” në Tetovë rreth orës 22:45. Automjeti 15 minuta më parë ishte vjedhur nga pronarët të cilët u kërcënuan me armë.

Të shtënat në SPB Tetovë i paraqiti tetovari M.T. nga Tetova, i cili deklaroi se ato janë bërë nga automjeti “folksvagen polo”.

“Ekspertiza është bërë dhe pas masave të ndërmarra rreth orës 01:35 më 12.04.2024 në rrugën Tetovë-Kodër e Diellit automjeti ishte gjetur. Gjithashtu, pas masave të ndërmarra u konstatua se paraprakisht ka pasur paraqitje se rreth orës 22:30 nën kërcënimin e armëve automjeti ‘polo’ ishte marrë nga F.E. dhe babai i tij N.E. po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit, pas çka do të parashtrohen padi adekuate”, thuhet në kumtesën e sotme të SPB Tetovë.

Gjatë të shtënave të djeshme nuk ka të lënduar, ndërsa janë dëmtuar dera dhe muret e një shtëpie. 

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara